Site icon PrishtinaPress

Po shëtiste me një grua, vritet agjenti sekret i Bullgarisë

Ish-agjenti sekret bullgar, Alexey Petrov u vra në mes të ditës teksa po ecte në rrugë nën shoqërinë e një gruaje.

Petrov u kishte shpëtuar tentativave të mëparshme të vrasjes kundër tij.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u thanë gazetarëve se Petrov po shëtiste me një grua kur u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.

Pati dy tentativa të mëparshme për t’i vrarë, një në vitin 2002, kur dyshohet se u plagos mes një lufte droge dhe një sulm në vitin 2015, nga i cili doli i padëmtuar.

Vitet e fundit, 61-vjeçari drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend. Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i kreut të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.

Exit mobile version