Site icon PrishtinaPress

“Po qyre…”: Kantarxhiu thotë se prishtinasit janë shumë më mendjehapur se të tjerët

Një prishtinas krenar me mbiemrin Kantarxhiu ka folur në televizionin T7 me krenari për vendlindjen e tij, kryeqytetin e Kosovës, ku qentë endacakë dhe tollovia në trafik janë probleme kronike. Sipas tij, “me konë prishtinali sot osht mburrje”.

“Me konë prishtinali sot osht mburrje. A e ke pa, kejt, kejt, kejt kanë qef n’Prishtinë me ardhë me jetu. Jo veç t’Kosovës.

Kur moderatorja e pyeti pse është kështu puna, z. Kantarxhiu, me flokë të lidhura pas kokës, tha: “Po qyre, qytetarët e Prishtinës janë shumë ma mendjehapun se qytetarët e pjesëve të tjera edhe zhvillohen njerëzit ma shumë.”

Prishtinasi nuk citoi ndonjë sondazh ose hulumtim ku është matur mendjehaptësia e qytetarëve të qyteteve të ndryshme të Kosovës. Prandaj, ai e la gojëhapur gazetarin e Nacionales për fjalët rreth mendjehaptësisë.

Ai shtoi se qytetarët e zonave të tjera fillimisht vijnë për shkollim dhe e ndërrojnë mendësinë.

“Po, ndërrohet mendësia gjithqysh. Ata që lindin këtu e që rriten, nuk mujnë me u kthye në ato vende prej nga kanë ardhë, se nuk munden mu pajtu me atë mendësinë – qa me t’thanë – mendjengushtë që zhvillohet nëpër qytete tjera” – vlerësoi Kantarxhiu.

“Ata mujnë me dal prej Prishtinës, me shku në Paris, Nju-Jork, po nuk kthehen te qytetet tjera nga kanë ardhë” – shtoi ai.

“Kom raste, shumë shokë që, kur janë ardhë këtu, fëmijët e tyre nuk kanë mujtë ma mu kthy atje. Ata janë kthy, pse nostalgjia e tyre i kthen prapë nëpër vende prej kah janë ardhë, po fëmijët e tyre nuk mujnë mu adaptu n’atë rrethin atje” – rrëfeu prishtinasi.

Exit mobile version