1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Po përhapen pamjet nga Serbia, policia rrah emigrantët

MVI ASSOCIATION (Medical Volunteers International Serbia) ka publikuar në Instagram një video nga qendra e pritjes në Sombor.

“Një qendër zyrtare tranzite e financuar nga qeveria supozohet të jetë një vend i sigurt për njerëzit në lëvizje. Kjo video tregon të kundërtën. Kjo është dëshmi e qartë se policia serbe po rrah ilegalisht individë. Djali në këtë video është i mitur.

Njerëzit raportuan se ata që u kapën nga policia u dërguan në jug në Preshevë. Fatkeqësisht, kjo po bëhet sistematike. Qeveria e Serbisë jo vetëm që i injoron emigrantët, por shkel plotësisht të drejtat e tyre”, kanë shkruar ata në Instagram.

Siç mësoi televizioni N1, videoja është regjistruar dje në orët e para të mëngjesit, gjatë një operacioni të rregullt policor të zhvendosjes së refugjatëve nga qendrat e pritjes në veri drejt qendrave në jug të vendit.

Portali Novosti njoftoi se videot e policisë që rrahin emigrantët në pikën kufitare nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë po përhapen në rrjetet sociale.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë thotë se është duke u zhvilluar një hetim.

“Me rastin e videove nga Mali Zvornik dhe Sombor të cilat janë publikuar në media dhe kanë të bëjnë me veprimet e punonjësve të policisë, ju njoftojmë se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në MPB tashmë ka ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të juridiksioni i tij për të vërtetuar të gjitha faktet dhe rrethanat e këtyre ngjarjeve, hetimet e kryera, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në përputhje me kompetencat e tij ndaj punonjësve të policisë përgjegjëse, do të marrë të gjitha masat e përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPB-ja e Serbisë.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img