Ikona e Italisë dhe Juventusi ka thënë se ai dëshiron të pensionohet nga futbolli.
Aktualisht, Lippi është selektor i kombëtares së Kinës, por që posa t’i përfundoj kontrata, ai do të pensionohet.
“Dua të shkoj në shtëpi”, ka thënë fillimisht Lippi,
“Unë kam një kontratë që skadon me 31 janar, në fund të Kupës së Azisë”.
“Do të shikojmë pas kësaj, por me gjasë do të jetë eksperienca ime e fundit. A jam duke u larguar nga Kina në shkurt? Po”, ka përfunduar trajneri italian.