UEFA po tento të bëjë disa ndryshime në tri garat e tyre, sa i përket golave të shënuar në shtëpi apo si mysafir.
Shumë trajner të futbollit janë ankuar se përse një gol mund ta ketë vlerën më të madhe nëse shënohet në shtëpi apo në udhëtim.
Një gjë të tillë i pari që e kishte parashtruar, ishte Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit.
“Nuk e kuptoj pse në ndeshjen e kthimit një skuadër ka tridhjetë minuta për të shënuar një gol që vlen më shumë se ai që shënon në shtëpi”, tha Diego Simeone i Atlético Madrid në shtatorin e kaluar, duke marrë pjesë në Elite Club Coaches Forum të UEFA-s, përcjell prishtinapress.eu
UEFA pritet ta ndryshoj këtë rregull të golit, andaj do të bënte një përballje edhe më të zjarrët në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Ligën e Kombeve.