Site icon PrishtinaPress

Po ndërrojnë targat e po aplikojë për pasaporta – Kurti falënderon serbët në gjuhën e tyre

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës.

Kurti tha se nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza, teksa shton se ka rritje prej 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin.

I pari i ekzekutivit njoftoi se mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës.

“Vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të të gjithë neve. Së bashku”, shton ai.

Exit mobile version