Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka siguruar se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj vendit të tij, si rezultat i pushtimit të Ukrainës, po përshpejtojnë bashkimin midis Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Presioni i jashtëm i paprecedentë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë po çon në përshpejtimin e proceseve të bashkimit”, tha ai, sipas “Interfax”.
Putin, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Rajoneve të Rusisë dhe Bjellorusisë, ironizoi atë që ai e quan “Perëndimi kolektiv” dhe vendimet e tij për të ndaluar Rusinë përmes sanksioneve ekonomike dhe sociale.
Nga ana e tij, edhe Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i ka cilësuar sanksionet perëndimore si “të çmendura dhe të paligjshme”. Ashtu si Putini, ka theksuar se janë ata që po e shtyjnë Rusinë dhe Bjellorusinë drejt përshpejtimit të bashkimit.
Për shkak të sanksioneve perëndimore dhe mungesës së eksportit të produkteve në mbarë botën për shkak të luftës në Ukrainë, Putin ka theksuar se Moska dhe Minsku do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkërisht bashkëpunimin në fushën e plehrave dhe ushqimit në kuadër të krizës ushqimore.