Site icon PrishtinaPress

“Po na përcjellin drejtpërdrejtë Thaçi, Krasniqi, Selimi e Veseli”, marshuesit me brohorima të mëdha

Në fjalën e tij në “Marshin për Drejtësi” ndaj ish-Krerëve të UÇK-së, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi njoftoi se nga Haga po e përcjellin drejtëpërdrejtë këtë ngjarje Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Me të dëgjuar këtë mijëra marshues brohoritën emrat e tyre në mbështetje dhe dhanë një atmosferë elektrizuese anekënd sheshit të stërmbushur të Prishtinës.

“Sot marshojmë krenarë për ata që dikur marshuan drejt lirisë”, tha Krasniqi.

Exit mobile version