Site icon PrishtinaPress

Po lëvizte me shpejtësi 215 km/h, politikani nuk i shpëton gjobës

Askush nuk është mbi ligjin dhe Jose Manuel Baltar, guvernator i provincës së Ourense në Spanjë dhe president i Partisë Popullore Spanjolle (Partido Popular -PP), pati mundësinë ta provonte vetë.

Ai u kap nga radarët, duke ecur e 215km/h, në një autostradë në veri-perëndim të Spanjës. Sipas mediave spanjolle, Baltarit iu gjobit me 600 euro, ndërsa patentës së tij iu ulën 6 pikë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle, për shkak të shpejtësisë së tepërt, e cila e kaloi kufirin me më shumë se 60 km/h, po hetojnë edhe një veprim të mundshëm kriminal kundër sigurisë rrugore ndaj guvernatorit të Ourense.

Por përveç gjobës, ligji parashikon burgim nga tre deri në gjashtë muaj, ose shërbim të detyrueshëm komunitar nga një deri në tre muaj, madje edhe pezullim të patentës për një periudhë nga një deri në katër vjet.

 

Exit mobile version