Site icon PrishtinaPress

Po krijohet aleanca nordike e mbrojtjes ajrore pas rritjes së kërcënimeve të Rusisë

Komandantët e Forcave Ajrore nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka thonë se kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.

Sipas deklaratave nga forcat e armatosura të katër vendeve, synimi është të jemi në gjendje të operojmë së bashku bazuar në mënyrat tashmë të njohura të operimit nën NATO.

Lëvizja për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës, tha komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam.

“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me një vend të madh evropian”, tha Gen Dam, raporton skynews.

Norvegjia ka 57 aeroplanë luftarakë F-16 dhe 37 aeroplanë luftarakë F-35 ndërsa së fundi i ka porositur edhe 15 të tjera.

Finlanda ka porositur 62 aeroplanë F/A-18 Hornet dhe 64 F-35, ndërsa Danimarka ka porositur 58 F-16 dhe 27 F-35. Suedia ka më shumë se 90 aeroplanë Gripens.

Ishte e paqartë se sa prej atyre aeroplanëve ishin funksionalë.

Exit mobile version