-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Po kërkohet angazhimi i diasporës në proceset e Kosovës

Universiteti i Prishtinës ka organizuar simpoziumin e diasporës në kompjuterikë, me temë “Inteligjenca Artificiale – Kosovë”.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se si Ministri janë angazhuar që diasporën të inkuadrojnë në proceset në Kosovë. Ajo tha se këto simpoziume janë shumë të rëndësishme.

“Është kënaqësi me pa vazhdimësinë e një simpoziumi të tillë. Simpoziumet e tilla na ofrojnë hapësirë për me u njoftë e para dhe e dyta me bashkë krijuar”.

“Duhet me gjet një modalitet se si me angazhuar diasporën në Kosovë.  Mendoj që simpoziumi i tillë na jep një hapësirë përtej diskutimit të tematikës kryesore. Kohën për me nda me bashkëpunuar në këto formate”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se organizime të tilla do të jenë në agjendë të UP-së me qëllim që të arrihen rezultate të nevojshme.

Dekan i Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Isak Shabani, tha se UP-ja që nga fillimi i tij është koncentruar për një universitete lidershqip, i rezistencës dhe zhvillimit të vazhdueshëm, raporton EO.

“UP si i pari dhe më i madhi universitet publik në tregun e dijes në Kosovës që nga fillimi i tij është koncentruar për një universitete lidershqip, i rezistencës dhe zhvillimit të vazhdueshëm. UP çdo herë ka ditur që në krye të paraqes konceptet akademike, bashkëkohore duke zhvilluar mësimdhënien me kërkime shkencore, duke përgatitur studentët për të ardhmen”.

“Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si pjesë integrale e UP është i orientuar drejtë modeli kombëtar e ndërkombëtar të një fakulteti bashkohore, ku zhvillohen praktika profesionale dhe kërkimore për të mirën e shoqërisë”.

“Vitin e ardhshmen do të organizohet një konferencë ndërkombëtare. Për të ofruar studime bashkëkohore dhe në hap me traditat globale Fakulteti i ynë ka dy dekada që ka vendosur në plan programet e studimeve lëndën në të gjitha e studimeve nga fusha e inteligjencës artificiale”, tha ai. /Ekonomiaonline

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img