0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Po ia zbret 1% PDK-së”; “Je tregu ushtar i mirë i Dejonës”: Replika e ashpër e Rrustemit me Tahirin

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelart Tahiri, dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, sot kanë zhvilluar një replikë të ashpër në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi.

Deputeti i PDK-së ka thënë se në këtë sektor gjendja kurrë nuk ka qenë më e rëndë.

Qikjo është gjendja në qeverinë e Kurtit, si qeveria e fundit e tij dhe e këtij ministri”, ka thënë Tahiri.

Kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të VV-së, i cili ka thënë se kjo do të jetë legjislatura e fundit që Tahiri do të jetë deputet.

“Z. Tahri, si ish-asistent i ish-kryeministrit çfarë ka bërë për 12 vite në përmirëismin e sistemit tonë shëndetësor. Pra, sa herë që humbin debate këta, e sjellin z, Abelard Tahiri ta marr fjalën, e në fakt sa herë z, Tahiri e merr fjalën ia zbret një për qind PDK-së. Ne do të jemi gjatë këtu, por shumë shpet kur ne do të jemi këtu, z. Abelard Tahiri nuk do të jetë këtu”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa, Tahiri ka thënë se me këto pretendime deputeti i VV-së është treguar ushtar i mirë e Dojona Milahit.

Mendoj se atë dëshpërimin që ia ke pas shkaktu Dejonës me Këshill Prokurorial sot iu ke tregu ushtar i mirë, sot ke pasë një angazhim të jashtëzakonshëm. Mendoj se sot Dejona të ka vlerësuar lartë”, ka thënë Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img