2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Po hetohet një skandal diplomatik në raportet SHBA-Britani e Madhe!

Qeveria britanike tha se po heton rrjedhjen e dokumenteve të fshehta, në të cilat, ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara kritikon administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur atë të “ngathët” dhe të “paaftë”.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike, i tha agjencisë DPA, se një hetim formal do të fillojë lidhur me këtë nxjerrje të informacioneve të fshehta.

Në dokumentet që datojnë nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch, ka thënë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci” dhe nuk do të mund të bëhej “më normale në thelb, më pak jofunksionale dhe më e pak e paparashikueshme”, shkruan rel.

Ministria e Jashtme britanike nuk e ka kundërshtuar saktësinë e dokumenteve.

Duke folur për gazetarët, presidenti Trump, tha se ambasadori Darroch “nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij”.

“Ne nuk jemi admirues të atij njeriu”, tha presidenti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img