2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Po gjykohet për korrupsion, por ish-Kryetari Leposaviqit bën vlerësime të sigurisë: Gjatë vikendit mund te përkeqësohet situata ne Veri

I akuzuari Dragan Jabllanoviq-ish kryetar i Leposaviqit në gjykim ndaj tij dhe 14 të tjerëve të akuzuar për korrupsion dhe vepra tjera penale, kërkojë nga gjykata që seancat e radhës për këtë rast të caktohen për data më të largëta pasi që sipas tij, situata në veri është e tensionuar dhe pritet që në vikend të tensionohet edhe më tutje.

“Unë ju lutem si trup gjykues që të presim pak ditë sa të kaloj situata në veri, kjo mundet gjatë vikendit edhe të eskaloj, deri në vikend edhe Qeveria e Kosovës do të deklarohet se a e pranon atë marrëveshje apo jo. Më mirë është që jetët tona t’i mbrojmë të presim pak derisa të përmirësohet gjendja në veri”, tha i akuzuari Jabllanoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, ish-kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq po akuzohet për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, së bashku me Haxhi Bejtën, Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Mirosllav Ivanoviq, Ivan Kadiq, Boban Millovanoviq dhe Jellica Baraq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img