3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Po fillon një epokë e re për Trepçën

Drejtori i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, ka thënë se me miratimin e ligjit për këtë kombinat do të fillojë një epokë e re e zhvillimit.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Tmava ka thënë se kjo epokë nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, mirëqenie për punëtorët si dhe zhvillim ekonomik për vendin.
“Ligji për Trepçën është i mirë pasi jep mundësi zhvillimore dhe shënon një epokë të re, që nënkupton zhvillim dhe mirëqenie. Deri më tani Trepça ka qenë me status të mbijetesës, ndërsa me anë të këtij ligji këtij kombinati i përcaktohet statusi zhvillimor. Kjo nënkupton hapje të reja të vendeve të punës, mirëqenie për punëtorët si dhe zhvillim ekonomik për vendin”, ka deklaruar Tmava.
Ai ka paralajmëruar se brenda një periudhe të caktuar kohore do të dyfishohet prodhimi i këtij kombinati.
“Do të ketë rritje të numrit të punëtorëve sepse mendohet se prodhimi që aktualisht është afër 400 mijë tonë që eksplatohen, të rritet deri në 1.5 milion tonë xehe për një periudhë të caktuar kohore”, është shprehur Tmava, duke shtuar se, krahas rritjes së prodhimit, do të ketë edhe rritje të pagave për punëtorët. Kurse reagimet e Serbisë lidhur me ndryshimin e statusit të Trepçës, Tmava i ka quajtur reagime politike sa për konsum të brendshëm.
Pavarësisht këtyre, ai ka thënë se do të ketë bashkëpunim me pjesën veriore pasi, sipas tij, Trepça është për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike.
“Kemi bashkëpunim me pjesën veriore, madje kemi shkëmbyer edhe kuadro e mjete pune. Derisa nuk vijnë direktivat nga Beogradi gjithçka është korrekte, mirëpo kur t’i marrin këto direktiva, tentojnë ta devijojnë këtë bashkëpunim. Por ne kemi të bëjmë me zhvillim ekonomik që nënkupton interes për qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike. Prandaj besoj se do të ketë bashkëpunim edhe në të ardhmen, sepse Trepça nuk është vetëm për shqiptarët, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Tmava.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img