Site icon PrishtinaPress

“Po ecte në këmbë nëpër autostradë”- detaje për arrestimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Oliver Spasovski ka treguar se si është arrestuar i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski. Spasovski informacionet i përcjell nga autoritetet turke, të cilët kanë kërkuar nga policia për të konfirmuar identitetin e personit të ndaluar.

“Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falemnderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë” tha mes tjerash Spasovski.

Gjithashtu, sot nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes. /Telegrafi/

Exit mobile version