3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Po e përmbushim zotimin ndaj qytetarëve për luftim të korrupsionit, thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që qeveria e tij është duke e luftuar korrupsionin si njërin prej zotimeve që e kishin bërë ndaj qytetarëve.

Këtë deklaratë e dha në lansimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit, ku fajin për vonimin e rezultateve kundër korrupsionit ua la partive nga opozita.

“Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Vonimi i rezultateve me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar bie në përgjegjësinë e partive opozitare”, ka thënë Kurti, sipas Kosovapress.

“Korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë, mirëpo sot jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë”.

“Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale të ruajmë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë e duke fuqizuar edhe deklarimin e pasurisë për gjithë zyrtarët politik”.

“Zëri i qytetarit duhet të dëgjohet nga të gjithë. Suksesi i strategjisë do të varet nga bashkëpunimi i të gjithë akterëve”, deklaroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img