Site icon PrishtinaPress

Po drejtonte veturën i dehur, Policia gjobitë me 200 euro shoferin në Ferizaj

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të shtunën ndaloi shoferin 27 vjeçar, me inicialet D.M, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

I dyshuari mashkull kosovar që po drejtonte veturën në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, më saktë në fshatin Prelez, pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Exit mobile version