Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Mësohet se 18-vjeçari shqiptar ishte duke një sfidë për rrjetin social TikTok, por plani nuk shkoi ashtu siç duhet.
Lorenzo Pjetrushi po qëndronte në këmbë mbi një makinë në lëvize dhe në një moment u rrëzua, duke u përplasur nga mjeti.
Ai luftoi për nëntë ditë për jetën në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca’Foncello në Treviso. Mirëpo, në orët e para të pasdites së sotme, humbi jetën në moshën 18-vjeçare, pas plagëve në kokë.
Mediat italiane raportojnë se i riu ishte me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.