Site icon PrishtinaPress

Po bëhen bashkë për ta mundur Edin, Meta i shkon në zyrë Sali Berishës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkuar në zyrë dhe është duke biseduar aktualisht me kreun e Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha.

Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus të bisedimeve mësohet se janë zgjedhjet vendore të 2023-it.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë para zgjedhjeve lokale në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, në të cilën konfirmuan se do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për zgjedhjet lokale.

Më 3 nëntor, gjykata e Apelit do të vendosë se cila do të jetë PD-ja zyrtare, ajo që përfaqësohet nga ish-kryeministri, Sali Berisha, apo kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Mbetet e paqartë nëse para zgjedhjeve lokale do të bashkohet PD-ja, apo Rithemelimi me Partinë e Lirisë, një skemë e ngjashme me zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit 2022.

Para dy ditësh, më 24 tetor, Presidenti i vendit Bajram Begaj dekretoi 14 majin 2023 si datë për zgjedhjet lokale./Prishtinapress/

Exit mobile version