2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Plotësimi i kriterit të fundit për liberalizim, BE ‘ngurron’ të jep përgjigje

Për ta parë nga afër progresin për luftimin e krimit dhe korrupsionit në fillim të këtij muaji në Kosovë qëndroi një delegacion i Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, edhe pse u njoftuan për së afërmi me proceset gjyqësore në rastet kundër korrupsionit, procesi i vlerësimit ende po mbetet në vazhdim nga instancat e Bashkimit Evropian.

Zyra e BE-së, në një përgjigje për Indeksonline, ndonëse nuk e ka cekur rezultatin e këtij vlerësimi të bërë nga delegacioni i Brukselit, ka thënë se ata janë informuar për së afërmi vështroi ecurinë e procesverbalit të 43 rasteve penale që aktualisht janë prioritet nga Autoritetet e Kosovës dhe janë ndjekur me shpejtësi në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale.

“Dy javë më parë delegacioni i Komisionit vizitoi Kosovën për të vlerësuar përparimin në etapën e fundit të VL-së, domethënë forcimin e rekordeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Misioni gjithashtu vështroi ecurinë e procesverbalit të 43 rasteve penale që aktualisht janë prioritet nga Autoritetet e Kosovës dhe janë ndjekur me shpejtësi në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale. Procesi i vlerësimit është ende në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img