2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Plisat pas kandidimit të Shqipërisë me Serbinë për Euro2027: Tërhiquni, kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve

Federata Shqiptare e Futbollit dje dorëzoi kandidaturën për organizimin e Euro 2027 të grup moshës U-21.

Por, si bashkë-organizatore, Shqipëria e ka zgjedhur Serbinë, lajm ky që ka ngjallur debat të madh, sidomos në Kosovë.

Për shumë kë, ky ishte një lajm skandaloz, kurse pas Tifozave Kuq e Zi kanë reaguar edhe tifozeria e Prishtinës, “Plisat” që vazhdimisht e përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

TËRHIQUNI E KËRKONI NDJESË TË RËNËVE E TË GJALLËVE

FShF paska kandiduar bashkë me serbinë për organizimin e Evropianit U21.

Nuk e kuptojmë përse një pjesë e Shqipërisë, sidomos asaj zyrtare, i ka përcaktuar vetes detyrën e rehabilitimit të imazhit të serbisë në sytë e botës!

Serbia mbetet po ajo që ishte për qindra vjet: gjenocidale, fashiste, antishqiptare dhe mbi të gjitha është ende pushtuese e trojeve tona.

Andaj i bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë më tutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtet që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të veten. Me një shtet që ende na ka shumë borxh.

Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve.

P.s. për zërat që presin pa durim që ne të kthehemi kundër Shqipërisë, veç ju kujtojmë se dashuria jonë për kombin nuk kushtëzohet nga veprimet e individëve e as institucioneve.

Shqipëria dhe Prishtina janë tonat, janë kuq e zi, e për to luftojmë ne.

Shihemi në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img