Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka thënë se vendi i tij pret depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
Ai gjatë një deklarimi për media para fillimit të takimit të Këshillit të BE-së tha se dëshirojnë që të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës në të cilat do të merrnin pjesë edhe qytetarët serbë.
“Dëshirojmë që zgjedhjet të jenë të sigurta, gjithëpërfshirëse, zgjedhjet e fundit përjetuan bojkot. Ekziston gatishmëri që këto zgjedhje të mbahen, por e rëndësishme është që të sigurohet pjesëmarrje në to”.
“Kroacia do paqe, do depërshkallëzim, do mbajtjen e zgjedhjeve ku do të ketë gjithëpërfshirje”, tha Plenkoviq