Site icon PrishtinaPress

Plenkoviq: Liderët e BE-së diskutuan për situatën e tensionuar në veri të Kosovës

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se sot në Bruksel liderët e Bashkimit Evropian diskutuan për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “sepse situata në veri të Kosovës është aspekti më i tensionuar tani”.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, kryeministri kroat vlerësoi se propozimi evropian, i njohur më parë si gjermano-francez, është i mirë dhe se ai duhet të mbështetet dhe t’i jepet mbështetje dialogut, sepse ai kontribuon në stabilitetin në Evropën Juglindore dhe “është e nevojshme të kemi një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë dhe për këtë arsye konkluzionet (të takimit të liderëve të BE-së) i bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës që ta mbështesin atë”

Exit mobile version