1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Platforma rajonale “Safe Journalist” reagon pas sulmeve ndaj Nacionales: Kurti ta dënojë këtë fushatë shpifjesh

Platforma rajonale “Safe Journalist” ka reaguar ashpër pas sulmeve nga pushteti ndaj Nacionale dhe Periskopit.

Në një komunikatë për media, ata kanë kërkuar nga Kurti që ta dënojë këtë fushatë shpifjesh.

Në reagim u sqarua e gjithë situata, duke theksuar se Slobodna Bosna është një portal me shumë shkelje e shpifje në të kaluarën.

“Rrjeti SafeJournalists dënon ashpër fushatën e shpifjeve të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe shpërndarjen e “lajmeve” të tilla që sulmojnë mediat tjera në Transmetuesin Publik të Kosovës RTK. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të dënojë këtë fushatë shpifëse dhe të distancohet nga këto akuza të pabaza. Për më tepër, ne inkurajojmë mediat e prekura që të ndjekin veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për ngritjen e akuzave të tilla të rënda, duke përfshirë burimet kryesore që qëndrojnë pas tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Për këtë rrjet, ka folur edhe gazetari Berat Buzhala.

“Gjatë këtyre 24 orëve kemi qenë dëshmitarë të një fushate të organizuar nga qeveria, partia në pushtet dhe drejtori i RTK-së të cilët po sulmojnë dy portale online bazuar në një artikull spekulativ të prodhuar në një vend tjetër, pa asnjë provë.” Gjithashtu ai tha se “Fushata kundër NACIONALE financohet nga Vuçiq dhe vë në rrezik jetën e çdo punonjësi në kompaninë tonë. Një sulm kaq i drejtpërdrejtë i qeverisë ndaj medias nuk ka ndodhur kurrë në këto 25 vite liri.”.

Ndërsa Ilir Mirena i Periskopit pohon në mënyrë të ngjashme se ajo që ndryshon sulmin e fundit ndaj Periskopit dhe Nacionales nga sulmet e tjera është se për herë të parë qeveria përdori transmetuesin publik, RTK, për të sulmuar media të tjera me lajme të pa verifikuara.

Në anën tjetër, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë kërkuar dorëheqjen e bordit të RTK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img