Sekretari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar sot në emision “Imazh” të RTK’së.
Haradinaj derisa ka qenë i ftuar për të shpjeguar për dosjet që po sillen në selinë e OVL-UÇK’së që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, nuk ka munguar edhe etiketimet e tij për ndërkombëtarët.
Ai e ka quajtur Carla Del Ponten si “Karla por***”, derisa shpjegonte për një rast që kishte ndodhur me dy dëshmitarë në fshatin Qyshk.
Pas kësaj, kanë plasur të qeshurat nga moderatori i emisionit dhe Nasim Haradinaj.
Më poshtë keni videon.//gazetametro.net