2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Plas sherri në Qendrën Korrektuese në Lipjan, 17-vjeçari e grushton një të mitur tjetër

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, janë goxha të shpeshta, për çka është raportuar në vazhdimësi, shkruan Gazeta Sinjali. 

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, ku një i mitur ka rrahur një tjetër pas një konflikti verbal. 

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dy të miturit fillimisht janë kapur mes vete me fjalë e më pas i dyshuari e ka goditur viktimën me grushte.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes. 

Palët kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img