-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Plas sherri në një familje në Prizren: Djali kërcënon me thikë prindërit pasi s’i dhanë para, shpallet në kërkim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Bazuar në dëshminë e prindërve dhënë organeve të hetuesisë, 15-vjeçari dyshohet se i ka kërcënuar me thikë nënën dhe babain pasi s’kanë pasur para për t’i dhënë.

Përballë kësaj situate, viktimat e kanë raportuar rastin në Polici dhe kanë shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.

Ndërsa i dyshuari i cili është recidivist i dhunës në familje, është shpallur në kërkim policor, pasi menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img