Site icon PrishtinaPress

Plas “sherri” mes shoferëve në Tiranë, shkak gërvishtja e makinës

Një gërvishtje e makinës ka qenë shkak i një konflikti fizik mes dy shoferëve pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi pasditen e sotme.

Sipas policisë, pas përplasjes së dy makinave, shoferët dhe një tjetër person janë konfliktuar me grushte. Si pasojë e goditjeve, tre personat kanë marrë lëndime të lehta.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./PrishtinaPress/

Exit mobile version