Site icon PrishtinaPress

Plas sherri mes bandave shqiptare dhe marokene në një lokal në Itali, vriten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Frosinone në Itali, ku si pasojë e një përleshjeje të armatosur ndërmjet dy bandave rivale, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat italiane, bandat rivale njëra shqiptare e tjetra me shtetas marokenë, janë konfliktuar mes vete brenda lokalit Shake e më pas u përballën në rrugë.

Një nga viktimat është shqiptar, teksa thuhet se njëri prej dy të vdekurve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri u dërgua në spital, por ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Raportohet se edhe dy të plagosurit tjerë janë në gjendje të rëndë.

Exit mobile version