Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring pas një kohe të gjatë – ku do të përballet me Dylan Moran në Angli.
Florian Marku do të ndeshet me Moran me 2 shtator në Manchester, teksa dje ishte takimi me kundërshtarin për të bërë fotografitë dhe intervistat.
Teksa Marku po jepte intervistë dje, afër tij u afrua boksieri i njohur, Chris Kongo, i cili e pengonte.
Kjo e nervozoi Markun, i cili iu kthye dhe e goditi atë.