-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Plas” në Kuvend, Berisha: Kam mesazhe e video erotike! Balla e “kërcënon”: Kam edhe unë prova

Akuza të ashpra janë bërë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha: “Një tradhtar i SHBA, një armik i egër i opozitë. Unë kam cenurë të plotë ndaj videoje dhe mesazhi erotik që vjen tek unë. Ç’kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo”, tha Berisha.

Në përgjigje të tij Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha sot në seancë plenare se ka video në të cilat provon fjalor banal të Berishës.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda.
Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img