1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Plani nuk është i Gjermanisë e Francës, i ka dy faqe, palët s’e kanë refuzuar”

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell,  pas një takimi të gjatë  të Këshillit për Punë të Jashtme të BE’së, ka hyrë në detaje të negociatave të Kosovë -Serbi, duke thënë pë herë të parë se plani ‘franko gjerman” nuk është i këtyre dy shteteve. Ai ka pohuar se dokumenti 2 faqësh është përgatitur nga vetë ai dhe Miroslav Lajcak, emisar i BE’së për Ballkanin dhe dialogun Kosovë Serbi. Për më tepër, Borell ka thënë se as Kosova e as Serbia nuk e kanë refuzuar këtë plan.

Kryediplomati i Bashkimit Europian Josep Borell ka treguar të hënën se Kosova e Serbia janë thirrur në Bruksel për të folur për targat. Ai ka njoftuar se Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi tashmë është nisur drejt Brukselit për negociata. Borell po ashtu ka njoftur se atje do të shkojë edhe Petar Petkoviq, kryenegociator serb ndërsa ka thënë se nëse bëhet ndonjë përparim në kryeqendrën europiane do të udhëtojnë edhe Kurti e Vuçiqi.

Tutje, Borell ka zbuluar se propozimi për Kosovën e Serbinë që është duke u disktuar tash e sa javë nuk është i Franës e Gjermanisë.

“Propozimi i ashtuquajtur propozim franko -gjerman në fakt është mbështetje franko gjermane, por propozimi është bërë nga unë dhe Miroslav Lajcak. Është propozim , le të themi europian” ka theksuar shefi i diploamcisë së BE’së. 

“Qëlimi është që të dalim nga faza e menaxhimit të krizës. Në 2-3 vitet e fundit kam qenë në mënyrë permanente në menaxhim të kriëzs, nga një krizë në tjetrën, duke zgjidhur krizën e djeshme dhe duke pritur krizën e së nesërmes, qoftë targat qoftë ckado…” ka shtuar ai.

“Kjo nuk është mënyra se si zgjidhen problemet duhet të shohim për një qasje më të struktuarur , duke parë çështjet më të thella dhe duke tentuar t’i parandalojmë krizat . Kjo është një qasje më e re, një hap përpara” 

Ai më pas ka treguar se plani nuk është refuzuar nga palët, pra as nga Serbia për çka ka këmbëngulur Kryeministri Kurti.

“Dhe më duhet ta them se të dy palët, nuk do të thoja se janë pajtuar, por nuk e kanë refuzuar propozimin, që do të thotë shumë”.

Tutje Borell ka thënë se  “përsëri jemi në një krizë”.

 “Duhet ta zgjidhim këtë problem javën e ardhshme para javës së ardhshme, kriza duhet të evitohet, shpresa ime është se kemi arritur ta parandalojmë përplasjen e madhe, tash që nuk ka polici, gjyqësor… ia dolëm ta tejkalojmë këtë moment të rrezikshëm” ka thënë ai. 

Borell ka zbuluar se plani “franko gjerman” për të cilin Kosova e Serbia tashmë i kanë dhënë komentet e tyre i ka vetëm 2 faqe,

“Nuk dua të hyjë në detaje, janë dy faqe s’ka më shumë që mund të jenë një kompas për një zgjidhje që nuk varet nga krizat e përditshme” ka sqaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img