-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Plani franko-gjerman| Lajçak bëhet gati për vizitë në Prishtinë e Beograd, me Kurtin e Vuçiqin diskuton hapat e ardhshëm

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu raportohet se ka njoftuar zyra e Vuçiqit sot.

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve, raporton agjencia serbe e lajmeve, Fonet.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img