42 vjet më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili vdiq në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan. Plaku derisa po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Vajza që ishte me të moshuarin është intervistuar nga policia. Në hetuesi ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë.
Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë hiç më e madhe se 30-vjeçe.
Kjo grua (emër i njohur për redaksinë) e cila është nga rajoni i Gjilanit, kohë pas kohe me persona të ndryshëm po i frekuentonte motelet kosovare.
Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai kishte ndërruar jetë.
Gazeta Express ka arritur që ta sigurojë deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e hotelit me 72-vjeçarin. Ajo para organeve të hetuesisë kishte deklaruar se me dëshirë dhe vullnetin e dy palëve kishin shkuar në motel.
“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.
Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.
“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.
E ndërkohë të gjithë rastin, policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë.
Por, një ngjarje thuajse e ngjashme ndodhi edhe gjatë muajit mars të vitit që shkoi. Por, këtë herë bëhet fjalë për një 74-vjeçar. Ai kishte qenë në njërin nga motelet e Gjilanit me një grua. Kishte qenë vetë shoqëruesja e 74-vjeçarit ajo e cila e kishte lajmëruar policinë për vdekjen e partnerit të saj.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.