Site icon PrishtinaPress

Plagosje në Leposaviq

Policia njofton për plagosjen e një personi mbrëmë në Leposaviq.

Sipas policisë viktima u plagos nga persona të panjohur, teksa i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Leposaviq 10.04.2023-22:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës veri , pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga person-a ende të paidentifikuar. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, është njoftuar prokurori dhe rast është në procedurë hetimore./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version