Site icon PrishtinaPress

Plagosje me thika mes dy të rinjve në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatar të tij.

Rasti sipas policisë shqiptare, ka ndodhur në rrugën ”Bedri Karapici” në Tiranë, përcjell klankosova.tv.

”Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, shkruan Lapsi.

Exit mobile version