1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja në Zveçan\ SHBA: Të shqetësuar që fillimisht u mohua krimi, të bëhet hetim i plotë

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ka reaguar pas plagosjes së një personi në Zeveçan ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ambasadori Hoevenier thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara që fillimisht u mohua krimi teksa kërkojnë hetim të plotë nga policia për këtë rast.

“SHBA-ja është e shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”.

Hovenier, mes tjerash, tha se mbështetja e Amerikës për Kosovën do të vazhdojë veçse ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi” ka shkruar Hovenier në Twitter.

Kujtojmë se për këtë rast janë supsenduar katër zyrtarë të policisë teksa paraprakisht kishte mohuar përfshirjen në një incident të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img