Site icon PrishtinaPress

Plagosja në Veri: Ky është 39-vjeçari që u qëllua me armë zjarri – zbulohen detaje të reja

Pas mesnate, Policia ka dalë me një komunikatë për media ku ka njoftuar për një incident me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në Veri dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Dyshimet dhe rrethanat e rastit janë akoma të panjohura, ndërkohë që Policia ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur dhe po zhvillohen në mënyrë intensive.

Sinjali mëson se personi i plagosur është një 39-vjeçar, M.Jovanovic, i cili është plagosur te Ura e
Bistricës dhe akoma nuk dihen as motivet e as personat e dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Veri, ku sipas ekipit mjekësor ka pësuar plagë në kraharor, por gjendjen e ka stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërkohë, për këtë incident Policia përgënjeshtroi mediat serbe, duke deklaruar se në këtë rast nuk është e përfshirë asnjë njësi policore.

Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar./PrishtinaPress/

Exit mobile version