Site icon PrishtinaPress

Plagosja në Shtërpcë, reagon ambasadori Abbott

Ambasadori britanez, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjëve serb në Shtërpcë.

Abbott në Twiter ka shkruar se ka qenë i shqetësuar kur ka dëgjuar për sulmin ndaj të rinjëve serb. Ndërkaq ka mirëpritur arrestimin e shpejtë të të dyshuarit.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe e mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. Iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Exit mobile version