Site icon PrishtinaPress

Plagosja në Shtërpcë, Grenell shpërndan postimin e Kurtit

Ish i dërguari special i presidentit të SHBA, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Shtërpcë, ku dy të rinj serbë, u plagosën me armë zjarri. 

Këshilltari i Trump ka shpërndarë disa postime në Twitter lidhur me ngjarjen duke theksuar se “dhuna duhet të dënohet nga të gjithë”.  

Madje, ai i ka bërë retweet edhe reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilin thuhej: “Dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve të Kosovës sot në Shtërpcë. Një i dyshuar është arrestuar dhe do të trajtohet menjëherë dhe me drejtësi nga sistemi ynë i drejtësisë. Përgëzoj policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në garantimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.  

Gjithashtu, Grenell ka shpërndarë edhe postimin e artistit dhe gazetarit nga Kosova, Gani Jakupi. 

Jakupi ka thënë se, në një kohë kur mediat në Kosovë nxitojnë të dënojnë rastin e plagosjes së dy të rinjve, Grenell ka ripshpërndarë reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se veprimi i Grenell duhet t’i bëjë të gjithë të mendojnë me kujdes. 

Jakupi ka shtuar se Grenell e ka “rrëzuar” qeverinë e Kurtit, por megjithatë ka vepruar me maturi në këtë rast.

Exit mobile version