2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja në Pejë, viktima në gjendje të rëndë – dërgohet në QKUK

Burri që u plagos këtë mbrëmje në Pejë, është dërguar për trajtim në QKUK, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.

Viktima u plagos me thikë, gjersa u raportua nga policia se kjo nisi nga një përleshje në rrugën “Jeton Dedushaj”.

Ndërkaq, për gjendjen e të plagosurit, për Klankosova.tv, foli zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu thotë se është duke u bërë gjithçka deri në arrestimin e personit të dyshuar.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Nikçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img