Një i dyshuar është arrestuar nga policia për plagosjen e mbrëmshme që ndodhi në Pejë, derisa një tjetër gjendet ende në arrati.
Kështu bën të ditur policia përmes një komunikate.
Mbrëme rreth orës 23:10, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Ali Pashë Gucia”, janë plagosur dy persona.
Organet e rendit njoftojnë se fillimisht disa persona janë rrahur mes vete, ku më pas ishte përdorur edhe arma.
Përveç të plagosurve, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy persona të tjerëm njëri prej të cilëve është prangosur.