1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja në Hajvali, i dyshuari në arrati – Policia tregon çka gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ende nuk është arrestuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar susbstancë e dyshuar narkotike.

“VRASJE NË TENTATIVË – Hajvali, Prishtinë 08.11.2024 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img