-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja e trefishtë në Pejë, Prokurori i rastit jep detaje 

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për Gazetën Insajderi se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Jemi në vendin e ngjarjes. Deri tash kemi identifikuar të dyshuarin, por për momentin gjendet në arrati. Njësitet relevante janë duke punuar për lokalozimij dhe arrestimin e tij” ka thënë për Insajderin Ersan Qavolli, prokuror në këtë rast. 

Ai tha në një prononcim për Insajderin se nga hetimet e para del që të plagosurit janë familjarë mes vete, derisa po punohet intensivisht edhe në sbardhjen e detajeve të tjera të rastit, përfahirë këtu edhe motivin që ka dërguar deri te ky rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img