Site icon PrishtinaPress

Plagosja e gruas dje në Fushë-Kosovë, arrestohet edhe një person tjetër, që ishte “ndihmës” i rastit

Sherife Tahiri është plagosur dje në orët e para të ditës në Bresje të Fushë- Kosovës nga burri i saj, Idriz Alija.

Një ditë pas rastit është arrestuar edhe një person tjetër, i cili mori armën e qitësit duke tentuar ta fshihte atë.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Exit mobile version