4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja e dyfishtë në Rahovec, nga QKUK japin detaje për gjendjen e njërit prej tyre

Njëri nga dy të plagosur në Rahovec po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe të rrezikut për jetë derisa po trajtohet në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Paparaci.com doktori Shaqir Uka i cili ka dhënë detaje edhe për lëndimet që ka pësuar nga arma e zjarrit pacienti, shkruan Paparaci.com.

Ai ka thënë se predha ka goditur regjionin e gjoksit dhe barkut duke shkaktuar lëndime në organe të brendshme si lukth, zorrë dhe veshkë. Pacienti iu është nënshtruar intervenimit kirurgjik.

“Regjionin e gjoksit dhe barkut, lëndime në organe të brendshme të barkut, lukthin, zorrët, veshkën e djathtë dhe lëndimet kanë qenë për intervenim, pacienti në fjalë iu ka nënshtru intervenimit kirurgjik dhe mbrëmë pas mesnatës është dërguar në mjekim intensiv.”, tha Uka.

Ai gjithashtu ka thënë se gjendja e pacientit vazhdon të jetë e rëndë dhe është i varur nga barnat dhe aparatura.

“Për momentin ne jemi në fazën kur tentojmë ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij dhe pas lëndimeve të pësuara ai vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në gjendje të rëndë dhe i varur nga aparati sa i përket frymëmarrjes. Ai edhe më tutje varet nga barnat dhe aparaturat”, tha Uka.

Si ndodhi rasti?

Në QKMF në Rahovec janë paraqitur dy persona të gjinisë mashkullore për të kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve nga arma e zjarrit.

Të njëjtit, pas tretmanit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe njëri prej tyre në QKUK. Me të dalë policia në vendin e ngjarjes ka gjetur njolla gjaku, gëzhojat e armës së zjarrit dh dy telefona.

Në stacion policor janë paraqitur më tutje dy të dyshuar si të lidhur me rastin dhe kanë rrëfyer për ngjarjen ku njëri prej tyre ka pranuar se ka përdorur armën.

Është kryer gjithashtu bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dy pistoleta, njëra që dyshohet të jetë përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm.

Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img