13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë/ Flet eskperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë, plagosje kjo që u bë nga një doras kosovar.

Ai thotë se ky rast ka bërë Beogradin për t’i fërkuar duart, teksa ka dëmtuar shumë vendin tonë.

Ai thotë se e mbron patriotizmin dhe atdheun, duke u distancuar nga ky akt.

“I kam përmendur disa herë, por po e përsëris: mos e harroni rastin PANDA, kur shërbimet sekrete serbe i kanë vrarë 6 të rinj serbë, vetëm e vetëm që të fajësohen shqiptarët dhe Ushtrisa Çlirimtare e Kosovës” tha ndër të tjerash ai.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Pavarësisht motivit që ka pasur i dyshuari që ka plagosur dy serbë sot në komunën e Shterpcës, ky rast e bën Beogradin për t’i fërkuar duart. Deri sot, me vite të tëra, pa ndalë kanë krijuar fabrikime të sulmeve etnike. Ngjarja e sotme është për t’u dënuar nga secili prej nesh, sepse e ka dëmtuar vendin tonë shumë. Personalisht, unë distancohem nga çdo rast si ky!

PATRIOTIZMI është dashuria dhe mbrojtja e ATDHEUT, prandaj unë e mbroj vendin tim duke u distancuar nga ky rast. Ne duhet t’i zbulojmë të gjitha fabrikimet që i ka bërë Serbia.

I kam përmendur disa herë, por po e përsëris: mos e harroni rastin PANDA, kur shërbimet sekrete serbe i kanë vrarë 6 të rinj serbë, vetëm e vetëm që të fajësohen shqiptarët dhe Ushtrisa Çlirimtare e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img