0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Plagosi tre persona gjatë sherrit në Mamurras, gjykata lë të lirë policin

Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën “detyrim paraqitje” për policin David Medani, i cili plagosi tre persona, gjatë sherrit dy ditë më parë në Mamurras. Ndërkohë edhe për dy vëllezërit Gjon dhe Rudolf Fufi, gjykata e Lezhës po ashtu ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’.

Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë, ku u konfliktuan polici David Medani dhe me tre vëllezërit Fufi, në mes të qytetit. Gjatë konfliktit polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin. 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë në këmbë, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Masa për Nikoll Fufin (Vorfi) do të zhvillohet në spital.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img