Site icon PrishtinaPress

Plagoset një person në Skenderaj, është në gjendje të rëndë shëndetësore

Para pak minutave, një 51-vjeçar është plagosur me armë zjarri në lagjen dy në Skënderaj, njofton Prishtinapress.

Prishtinapress meson nga burimet e veta se ngjarja ka ndodhur në lagjen dy, shumë afër QKMF’së se këtij qyteti.

I njëjti burim ka bërë me dije se i plagosuri tashmë është dërguar për tretman urgjent në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Po ashtu Prishtinapress ka mësuar se personi i plagosur është me iniciale I.G./Prishtinapress/

Exit mobile version